Sot në Gjirokastër, në kuadër të Javës së Kulturës në Shqipëri, u zhvillua takimi zyrtar ndërmjet delegacionit të QRTK Prizren dhe QRTK Gjilan me drejtorin e DRTK Gjirokastër, Ardis Duka.
Takimi u mbajt në frymën e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit profesional, me fokus të veçantë në ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Gjatë diskutimeve u trajtuan përvoja konkrete në restaurim, konservim dhe menaxhim të monumenteve të trashëgimisë, duke u hapur mundësi të reja për projekte të përbashkëta dhe bashkëpunime afatgjata mes institucioneve tona.
Drejtori i QRTK Prizren, Samir Hoxha, foli për rëndësin e këtij bashkëpunimi.
“Bashkëpunimet ndërinstitucionale mes qendrave rajonale në Kosovë dhe institucioneve homologe në Shqipëri janë thelbësore për forcimin e standardeve profesionale në trajtimin e trashëgimisë sonë të përbashkët”.
Drejtori i QRTK Gjilan, Arton Hoxha, tha se shkëmbimi I përvojës ndihmon në avancimin e vlerave.
“Shkëmbimi i përvojave praktike në konservim dhe restaurim është një vlerë që na ndihmon të avancojmë qasjet dhe metodat tona.”
Drejtori i DRTK Gjirokastër, Ardis Duka, ndërkaq shprehu interesimin për bashkëpunim.
“Jemi të gatshëm të thellojmë bashkëpunimin profesional dhe të ndërtojmë projekte të përbashkëta që i shërbejnë trashëgimisë dhe komunitetit”.
Pas takimit u organizua ceremonia e hapjes së ekspozitës në Kalanë e Gjirokastrës, ku ekipet profesionale të QRTK Prizren dhe QRTK Gjilan ofruan prezantime dhe shpjegime për përmbajtjen e ekspozitës.
Ky aktivitet shënon një moment të rëndësishëm në konsolidimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në krijimin e platformave të përbashkëta për zhvillimin e politikave të trashëgimisë kulturore në nivel rajonal./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
