2.4 C
Prizren
E enjte, 29 Janar, 2026

Finale historike për Kosovën: Islam Selmani synon titullin botëror në Kajro

Federata e Karatesë së Kosovës ka njoftuar se garuesi kosovar Islam Selmani nesër do të garojë në finalen e Kampionatit Botëror “Kajro 2025”, ku do të përballet me sportistin turk Eray Samdan.

“Kjo finale është historike për karatenë kosovare, pasi deri më sot kemi pasur vetëm dy medalje botërore – të dyja të bronzta. Islam Selmani me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme e ka sjellë vendin tonë në garën për të artën botërore”, thuhet në komunikatën e FKK-së.

Federata ka uruar edhe selektorin e Kosovës, Isak Curri, njëkohësisht trajner i Selmanit.

“Urime selektorit Isak Curri për punën e jashtëzakonshme dhe suksesin e arritur deri në finalen botërore.”

Po ashtu, në njoftim theksohet mbështetja e komunitetit të karatesë.

“Urime gjithë komunitetit të karatesë, të udhëhequr nga kryetari Besart Baruti, për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme.”

Federata ka bërë të ditur edhe kohën e zhvillimit të finales.

“Finalja zhvillohet nesër në ora 10:00 sipas kohës lokale të Kosovës dhe mund të ndiqet live në kanalin YouTube të WKF-it”.

Selmani synon të sjellë medaljen e parë të artë në historinë e karatesë kosovare në një Kampionat Botëror./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Nga një muaj paraburgim ndaj 23 të dyshuarve për manipulim votash, ryshfet e kanosje

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar nga një muaj paraburgim për 23 të pandehurit që dyshohen për manipulim votash, kanosje, marrje dhe dhënie të...

54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një fatalitet dhe 20 të lënduar

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 54 aksidente trafiku, ndërsa një prej tyre ka përfunduar me fatalitet. Sipas statistikave të Policisë së...

Lajmet e Fundit