LDK-ja në Prizren prezanton listën e kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, ka prezantuar listën e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke i cilësuar si emra me integritet, përvojë dhe përkushtim ndaj interesit publik.

Lista e kandidatëve përfshin: Driton Selmanaj, Anton Quni, Hyre Tejeci, Xhavit Ukaj, Shaban Osmanaj dhe Fadil Kryeziu.

Express Kredi nga BiCredit

Në komunikatën e lëshuar nga zyra për informim e LDK-së, thuhet se secili prej kandidatëve “përfaqëson punë të ndershme, angazhim dhe vizion të qartë për zhvillimin e vendit”. Partia ka theksuar se këta emra nuk janë vetëm kandidatë, por “zëri i qytetarëve dhe përfaqësues të vlerave europiane për të cilat LDK ka qenë gurthemel që nga dita e parë”.

LDK-ja nw  Prizren ka bërë thirrje për përkrahje, duke theksuar se synimi është rikthimi i stabilitetit institucional, forcimi i besimit qytetar dhe konsolidimi i politikës serioze në vend.

“Me besimin e qytetarëve, me forcën e LDK-së dhe me përkushtimin e secilit prej këtyre emrave, mund ta çojmë vendin drejt një të ardhme më të sigurt, më të qartë dhe më të drejtë”, thuhet në njoftim.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Mbahet në Prizren edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës

Në Prizren është shënuar edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria. Konferenca...

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Lajmet e Fundit