Opozita kritikon Ramadan Mujën për (keq)menaxhimin e parasë publike

Prizren ura e guritPartitë opozitare dhe shoqëria civile kërkojnë nga Qeveria Komunale e Prizrenit,që të menaxhojë më mirë paranë publike. Sipas tyre, trashëgimi i borxhit në vlerë prej 2.5 milion euro,tregon më së mirë se sa keq po menaxhohet paraja publike.
Këshilltari i Vetëvendosjes,Arbër Rexhaj ka thënë se investimet e ngutshme të Komunës së Prizrenit gjatë fushatës zgjedhore kanë krijuar situatën e ballafaqimit me borxhe të mëdha.

“Investimet për efekte elektorale kanë krijuar gjendjen që sot Komuna e jonë të ballafaqohet me borxhe të shumta të papaguara”,ka thënë Rexhaj,transmeton KD.

“Mospagesa e borxheve e shpie Komunën në një kaos brendamenaxherial dhe na dëshmon se kjo strukturë politike nuk e ka ndërmend të përmisojë menaxhimin e parasë publike”.

Javë me parë edhe Haziz Hodaj i LDK-së ka alarmuar se Komuna e Prizrenit është e zhytur në borxhe dhe në obligime të tjera komunale.
“Kjo komunë ka nevojë më tepër se asnjë tjetër të ketë në krye të dikastereve lokale njerëz të përgjegjshëm dhe përgatitur që të përballen me këto dukuri negative”.

Në anën tjetër,monitoruesja Elmedina Baxhaku nga OJQ”Ec Ma Ndryshe” ka theksuar se defektet me menaxhimin e parasë publike në Komunën e Prizrenit disa herë janë evidencuar në raportet vjetore të Auditorit të Përgjithshëm.

“Ne rekomandojmë kryetarin e Komunës së Prizrenit, që të jetë i kujdesshëm në shpenzimet e parasë publike”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Lajmet e Fundit