Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Zahadin Shemsedinit, ish-rektor i Universitetit të Prizrenit dhe ish-drejtor i Arsimit në Prizren, duke e vlerësuar atë si një personalitet të shquar të dijes dhe arsimit në vend.
Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Totaj vlerëson se kontributi i Prof. Dr. Shemsedinit ka qenë i çmuar në zhvillimin e arsimit, përkushtimin profesional dhe angazhimin e palodhshëm në shërbim të brezave të rinj dhe institucioneve arsimore.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Zahadin Shemsedinit. Kontributi i tij në arsim dhe në ndërtimin e institucioneve akademike do të mbetet i paharruar”, thuhet në mesazhin e kryetarit Totaj.
Ai gjithashtu u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Shemsedini, miqve, kolegëve dhe gjithë komunitetit akademik, duke përfunduar me fjalët: “Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
