Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë pjesë në një debat me nxënës gjimnazistë nga Malisheva dhe komuna të tjera, në kuadër të programit “Promovimi i mendimit kritik dhe aktivizmit qytetar tek të rinjtë”, të organizuar nga “Teach for Kosova”.
Sipas njoftimit të Komunës, gjatë këtij bashkëbisedimi kryetari Kastrati i përgëzoi nxënësit për suksesin e arritur, ku gjimnazistët e Malishevës kanë zënë vendin e parë në nivel vendi për mendimin kritik.

“Zhvillimi i kapaciteteve të të rinjve është një arritje e rëndësishme për përparimin e tyre të përgjithshëm”, thuhet në njoftim, raporton PrizrenPress.
Më tej bëhet e ditur se u zhvillua një debat i hapur, ku të rinjtë parashtruan pyetje të ndryshme për kryetarin, duke prekur tema nga fëmijëria dhe shkollimi i tij, deri te angazhimi aktual në drejtimin e komunës.
“Me këtë rast, kryetari Kastrati ndau edhe këshilla për të rinjtë, duke i inkurajuar të angazhohen në aktivitete kulturore, arsimore dhe sportive, si dhe të lexojnë sa më shumë, pasi kjo ndihmon në përgatitjen e tyre për jetën”, theksohet në njoftimin e Komunës së Malishevës.
Ai gjithashtu i këshilloi që studimet t’i ndjekin në fushat ku kanë prirje, në mënyrë që të zhvillohen profesionalisht dhe të arrijnë synimet e tyre./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
