Arrestohet kryesuesi i komisionit për falsifikim votash në Malishevë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person si të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i rezultatit të votimit”.

Sipas raportit policor, i dyshuari gjatë procesit zgjedhor kishte qenë kryesues i komisionit për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë.

“Në lidhje me rastin, më 22.02.2026, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili  në procesin zgjedhor kishte qenë kryesues i komisionit për numërim të votave të kandidateve për deputetë”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Më Shumë

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit. Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e...

Lajmet e Fundit