Në kuadër të Ligës Unike Femrat, java e ardhshme sjell një përballje të rëndësishme ndërmjet Tiranës dhe Bashkimit.
Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, me fillim në 17:00, raporton PrizrenPress.
Bashkimi aktualisht ndodhet në vendin e dytë në renditje me 7 fitore dhe 2 humbje, duke treguar formë të qëndrueshme gjatë sezonit. Tirana, nga ana tjetër, ndodhet në vendin e katërt me 4 fitore dhe 5 humbje, dhe synon ta shfrytëzojë përparësinë e fushës vendase për të marrë një fitore të rëndësishme.
Kjo ndeshje pritet të jetë një duel emocionues, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë pikët e plota për të përmirësuar pozitat në renditje dhe për të mbajtur ritmin në garën e përbashkët mes klubeve të Kosovës dhe Shqipërisë./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
