Vdes një 34-vjeçar në Prizren, dyshohet se është goditur nga një veturë

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte, më 18.03.2026, në Prizren.

Një 34-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Prizrenit rreth orës 19:10.

Me të marrë informatën, patrullat policore kanë shkuar në Spital. Aty ekipet mjekësore kanë njoftuar se viktima I.O. është sjellë pa shenja jete.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Shaqir Bytyçi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Prizrenit.

Sipas tij, bazuar në informacionet fillestare dyshohet se viktima është goditur nga një veturë në rrugën “Wesley Clark” në Prizren.

Bytyçi tha tutje se sipas të dhënave fillestare, viktima dyshohet se është goditur nga një veturë me targa vendore, e drejtuar nga D.D., rreth 24-vjeçar.

Njësitet policore dhe hetuesit e aksidenteve të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe hetimet do të vazhdojnë në koordinim me organet kompetente, sipas udhëzimeve të tij.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Lajmet e Fundit