Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar opinionin publik se në kuadër të veprimeve hetimore dhe në bashkëpunim me organet e rendit, janë ndërmarrë masa operative ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me narkotikë dhe armë pa leje.
Bazuar në dyshimin e bazuar, të pandehurit kanë vepruar në bashkëkryerje dhe në kuadër të një grupi, duke u marrë me shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të substancave narkotike të llojit heroinë.
“Gjatë operacionit në aplikim të masave të veçanta hetimore dhe në infiltrim brenda grupit janë sekuestruar rreth 2 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit “heroinë”, e cila dyshohet të ketë qenë e destinuar për treg ilegal. Po ashtu, gjatë zbatimit të urdhërkontrolleve në lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar një numër i konsiderueshëm armësh dhe municioni, përfshirë katër (4) pistoleta, një (1) pushkë gjuetie, dy (2) karikator të pistoletave dhe, rreth pesëqind e dyzet e katër (544) fishekë të kalibrave të ndryshëm, të cilat mbaheshin në kundërshtim me ligjin përkatës për armët”, thuhet në njoftim, raporton PrizrenPress.
Gjithashtu bëhet e ditur se janë sekuestruar para të gatshme, telefona, dy (2) vetura të markave “Mercedes GLE” dhe “Land Rover”, të cilat janë përdorur për takime dhe shkëmbim të substancave narkotike, si dhe prova të tjera materiale që lidhen me veprat penale të lartcekura.
“Lidhur me këto veprime, Prokuroria ka iniciuar procedurë penale ndaj tre të pandehurve R.B., A.R., dhe B.B., për veprat penale që ndërlidhen me narkotikë si dhe për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të njëjtit, gjenden në ndalim 48 orësh, dhe për të njëjtit Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit”, njofton prokuroria.
Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë me dije se vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
