8.5 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Rexhepi: Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka njoftuar se i ka dhënë Kuvendit të Kosovës një afat shtesë prej 34 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri.

Kushtetuesja ka pranuar kërkesat e kryeministrit Albin Kurti në emër të Qeverisë dhe të Arbërie Nagavcit në emër të 30 deputetëve, duke vlerësuar se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit nuk ka asnjë efekt juridik.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Sipas vendimit të Gjykatës, deputetët e Kuvendit kanë 34 ditë nga dita e hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi për të zhvilluar dhe përfunduar procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë vendim, kryetarja e Nova Demokratska Stranka (NDS), Emilja Rexhepi tha se respekton vendimin e Kushtetueses dhe kërkoi që deputetët dhe partitë shumicë shqiptare të lënë mënjanë mosmarrëveshjet partiake për të votuar brenda afatit.

“Respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kemi mundësinë të zgjedhim presidentin e shtetit brenda periudhës 30-ditore, shpresoj që arsyetimi i deputetëve të mbizotërojë dhe që partitë shumicë shqiptare të lënë mënjanë mosmarrëveshjet partiake në kohën e krizës së rëndë gjeopolitike botërore dhe të votojnë”, ka thënë ajo.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Pavarësisht afatit 30 ditor, Rexhepi mendon se vendi mund të shkojë shumë shpejt drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Mendoj se shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat gjithashtu nuk do të sjellin ndryshime të mëdha”, deklaroi Rexhepi për “Front Online”.

Në një prononcim për “Front Online”, Emilja Rexhepi, kryetarja e NDS-së u pyet për qëndrimin e partisë ndaj kandidatëve të propozuar për president.

Rexhepi tha se nuk do të ketë vota për ‘cfardo’ kandidati.

“Sigurisht nuk do të votoj për këdo, do të shohim se kush do të jetë kandidati, për momentin nga ana e LVV është propozuar Glauk Konjufca dhe sigurisht do të votoj për të”, tha ajo

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Një qiell për Ajvaz Shehun

Enver Sulaj /… që sot, pas 27 vjetësh, ai ka një vendprehje…/ Do ta filloj me qiellin Këtë poezi për ty, Ajvaz Shehu Që sot është errësuar Është përskuqur Është...

Zafir Berisha uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka uruar besimtarët e fesë islame me rastin e festës së Fitër Bajramit. Ai bëri të ditur se sot,...

Lajmet e Fundit