Suhareka synon forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal me Fellbach dhe Meissen

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, ka pritur në një takim nënkryetaren e qytetit Fellbach dhe përfaqësues të qytetit Meissen, me të cilët u zhvillua një takim i cilësuar si i ngrohtë dhe përmbajtjesor.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e gjatë dhe të suksesshëm ndërmjet Komunës së Suharekës dhe qytetit Fellbach, një partneritet që ndër vite ka sjellë kontribute të rëndësishme në zhvillimin e komunës dhe në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Po ashtu, në fokus të bisedimeve ishte edhe mundësia e vendosjes dhe avancimit të bashkëpunimit me qytetin Meissen, i njohur për historinë dhe trashëgiminë e tij kulturore, si dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

“U theksua rëndësia e forcimit të lidhjeve ndërmjet qyteteve partnere dhe vazhdimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, në dobi të zhvillimit lokal dhe komunitetit”, thuhet në njoftimin e Komunës./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Eurovision 2026/ Sot gjysmëfinalja e dytë, Alis ngjitet në skenë me “Nan”

Mbrëmjen e sotme, Alis do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën emocionuese “Nan”, në gjysmëfinalen...

Lajmet e Fundit