Me një akademi përkujtimore, në Malishevë u shënua 25-vjetori i rënies së dëshmorit Agim Milaim Elshani – Komandant Malisheva. Aktiviteti u organizua nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Malishevë dhe nëndega e fshatit Ngucat.
Në këtë akademi morën pjesë bashkëluftëtarë të dëshmorit nga UÇPMB-ja, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë nga trevat shqiptare.
Në fjalën e tij, kryetari Ekrem Kastrati vlerësoi lart figurën dhe veprën e Agim Elshanit, duke theksuar rolin e tij në luftën për çlirim kombëtar.
“Sot, me nderim të thellë dhe përulje, kujtojmë dëshmorin Agim Milaim Elshani, i cili dha jetën për lirinë. Sakrifica e tij dhe e të gjithë dëshmorëve mbetet themeli i lirisë sonë dhe obligim i përhershëm për brezat që vijnë”, u shpreh Kastrati.
Ai shtoi se dëshmorët do të kujtohen gjithmonë si simbol i guximit, sakrificës dhe dashurisë për atdheun.
Në këtë përvjetor folën edhe bashkëluftëtarët Metush Kryeziu, Milazim Elshani dhe Adhurim Krasniqi, të cilët ndanë kujtime për veprën dhe kontributin e dëshmorit.
Në emër të familjes, Mimoza Elshani-Mazreku falënderoi të pranishmit për nderimin dhe theksoi se kujtimi për dëshmorët mbetet i gjallë në ndërgjegjen kombëtare. “Liria nuk është e dhënë, por e fituar me gjak dhe sakrificë”, theksoi ajo.
Në përmbyllje të akademisë, kryetari Kastrati ndau mirënjohje për bashkëluftëtarët e dëshmorit nga UÇPMB-ja, ndërsa më pas u bënë homazhe në kompleksin memorial të dëshmorëve në Kleçkë, ku prehet trupi i Agim Elshanit./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
