4.6 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Miliona euro iu janë shkaktuar komunës së Prizrenit nga vitit 2022 për shkak të kontratës kolektive. E jo vetëm kësaj komunë, dëmet të tilla financiare patën edhe qytetet tjera të Kosovës. Për këtë, nga Asociacion i Komunave të Kosovës presin që sa më parë të bëhet rishikimi i buxhetit.

Është ndër komunat më të mëdha në vend. Por, pavarësisht kësaj, Komuna e Prizrenit po ndihet e anashkaluar nga niveli qendror.

Nga kjo komunë po ankohen se për shkak të detyrimeve që burojnë nga kontrata kolektive, ndër vite buxhetit të saj i janë marrë rreth 36 milionë euro.

E për shkak të këtyre dëmeve, nuk po mund të bëjnë investime kapitale.

“Nëse e marrim një kronologji që nga viti 2022 deri në këto momente komunës së Prizrenit iu janë ekzekutuar me vendime përmbarimore diku 36 milionë euro. 70% e kësaj shumë është nga kontrata kolektive ndërsa 30% janë projekte të cilat kontrata kolektive iu ka marrë mjetet dhe operatorët ekonomik që kanë kryer punë janë detyruar të dërgojnë të përmbaruesi”, tha zyrtari financiar Lulëzim Sylejmani.

Komuna e Prizrenit  pret nga Qeveria që përmes rishikimit të buxhetit t’i dilet në ndihmë.

“Mundet pa problem nga rezervat shtetërore apo nga ndonjë kursim i nivelit qendror. Siç e dimë ministri e linjës kanë projekte të buxhetuara për komuna të caktuara, ministrit kish qenë mirë ato para me derdh tek komunat dhe komunat me vazhdu me projektet të cilat i kemi marrë drejtpërdrejt nga qytetarët”, thotë ai.

Mosrishikimi i shpejtë i buxhetit edhe sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, rrezikon që shumë komuna të mosrealizojnë projektet e planifikuar për vitin 2026.

“Mosrishikimi i buxhetit mund të shkaktojë pasoja të drejtpërdrejta për komunat, duke i vënë ato në vështirësi serioze financiare dhe duke rrezikuar realizimin e projekteve kapitale. Vetëm në muajt e parë të këtij viti, dhjetëra milionë euro janë tërhequr nga buxhetet komunale për shkak të obligimeve të paplanifikuara, kryesisht nga kontratat kolektive dhe procedurat përmbarimore, duke goditur veçanërisht investimet në infrastrukturë dhe shërbimet për qytetarët”, thotë drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi.

Prandaj presin rishikim sa më të shpejtë, në mënyrë që të stabilizohet gjendja financiare dhe të shmangen pasoja të mëtejshme për qytetarët dhe zhvillimin lokal.

Por si janë mundësit ligjore për rishikim të buxhetit.

“Ministria përgjegjëse për financa e ka barrë apo përgjegjësin kryesore  dhe rrjedhimisht mund të dërgoj shkresa organizatave buxhetore. Në rast që kanë nevojë dhe domosdoshmëri për ndonjë rishikim, dhe i njëjti pas miratimi në Qeveri procedohet në Kuvendi i cili i nënshtrohet shqyrtimit të rregullt parlamentar”, thotë juristi Adrian Bajraktari.

Tëvë 1 ka dërguar pyetje edhe në Ministrin e Financave po deri në  transmetimin e kronikës nuk ka marrë përgjigje./tëvë1/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kurti: Humbja e Asllan Musliut, plagë e rëndë për familjen dhe shoqërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka realizuar një vizitë ngushëllimi në Prizren tek familja e veteranit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Asllan Musliu, i...

Nis rritja e çmimeve në linjën Prishtinë-Prizren

Me rritjen e çmimit të naftës, ka nga nesër do të fillojë edhe rritja e çmimeve për transportin ndërurban. Kështu ka bërë të ditur një...

Lajmet e Fundit