Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur fjalë rasti në meshën kushtuar Don Kelmend Spaqi, duke e vlerësuar lart figurën dhe kontributin e tij në shërbim të njerëzimit, besimit dhe atdheut.
Në një postim, Haxhiu theksoi se vendi po i jep lamtumirën “një meshtari, por edhe një figure që në momentet më të vështira të historisë sonë u bë muri mbrojtës për jetën dhe dinjitetin njerëzor”. Ajo vlerësoi se veprimtaria e Spaqit është dëshmi e një përkushtimi të plotë ndaj njeriut dhe vlerave themelore. “Për 33 vite meshtarie, Don Kelmendi shërbeu si udhërrëfyes në kohë paqartësie, mbështetje në kohë frike dhe zë i qëndrueshëm i së vërtetës”, ka deklaruar ajo.

Duke rikujtuar rolin e tij gjatë luftës në Kosovë, Haxhiu theksoi se në pranverën e vitit 1999, në Gllogjan të Pejës, Spaqi hapi dyert e kishës “Shna Ndou”, e njohur si “Kisha e Shpresës”, ku strehoi qindra qytetarë të dëbuar me dhunë.
“Më 4 prill 1999, nën kërcënimin e armës, iu kërkua të ndajë komunitetin katolik prej atij mysliman, por ai u përgjigj se këtu nuk ka as katolikë dhe as myslimanë, por vetëm civilë të pambrojtur”, thuhet në fjalën e saj.
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Sipas saj, ky qëndrim ishte dëshmi e një karakteri të ndërtuar mbi vlera të forta kombëtare dhe njerëzore.
“Plot guxim, Dom Kelmendi e artikuloi një të vërtetë themelore: se para se të jemi të ndryshëm, jemi njerëz dhe jemi të një vendi”, ka theksuar Haxhiu.
Ajo vuri në pah edhe shembullin e bashkëjetesës ndërfetare që ai promovoi, duke përmendur rastet kur kambanat e kishës përdoreshin për të lajmëruar iftarin dhe syfyrin për besimtarët myslimanë gjatë luftës. Haxhiu shprehu mirënjohjen institucionale për jetën dhe veprën e tij, duke shtuar se figura të tilla nderohen duke vazhduar vlerat që kanë lënë pas.
“Po e përcjellim në amshim një meshtar dhe patriot që jetën e tij e vuri në shërbim të të tjerëve”, ka përfunduar ajo, duke u shprehur ngushëllime familjes, Kishës Katolike dhe të gjithë atyre që e njohën.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
