14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Vazhdon nisma “Një dëshirë për rrugën time” me banorët e lagjes “Lakuriq” në Prizren

Në kuadër të nismës “One Wish For My Street” (“Një dëshirë për rrugën time”), EC Ma Ndryshe ka vijuar aktivitetin pjesëmarrës me banorët e lagjes “Lakuriq” në Prizren, konkretisht në rrugën “Besnik Belloda” dhe zonat përreth.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Sipas njoftimit të EC Ma Ndryshe, qëllimi i këtij aktiviteti është mbledhja e kërkesave, shqetësimeve dhe nevojave të qytetarëve lidhur me hapësirat publike dhe kushtet e jetesës në lagjet e tyre.

“Gjatë aktivitetit, në hapësirat publike u vendos harta e lagjes, e cila shërbeu si mjet interaktiv për mbledhjen e komenteve, sugjerimeve dhe problemeve nga banorët. Aktiviteti u zhvillua përmes takimeve të drejtpërdrejta me qytetarë të moshave të ndryshme”, thuhet në njoftim, raporton PrizrenPress.

Në këtë proces, banorët kanë adresuar një sërë çështjesh që lidhen me jetën e përditshme në lagje. Ndër problemet më të theksuara janë mungesa e ndriçimit publik në shumë rrugë, mungesa e trotuareve dhe hapësirave të sigurta për këmbësorë, si dhe mungesa e parkingjeve për banorët. Po ashtu, është evidentuar mungesa e shportave për mbeturina në pothuajse të gjitha rrugët e lagjes.

Në njoftim theksohet gjithashtu se në disa zona janë ngritur shqetësime për gjendjen e infrastrukturës, përfshirë kanalizimin, qasjen e vështirësuar për automjete, mungesën e sinjalistikës rrugore dhe mungesën e trotuareve adekuate. Po ashtu, janë evidentuar gardhe të dëmtuara që paraqesin rrezik për fëmijët, si dhe fasada e kulme të amortizuara të objekteve banesore.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

“Banorët kanë propozuar vendosjen e policëve të shtrirë për siguri rrugore, krijimin e vendkalimeve për këmbësorë, si dhe shtimin e shtigjeve për biçikleta. Gjithashtu është kërkuar më shumë gjelbërim, mbjellje pemësh, vendosje ulësesh dhe krijimi i këndeve të lojërave për fëmijë në hapësirat publike”, thuhet më tej në njoftim.

Të gjitha komentet dhe kërkesat e mbledhura gjatë aktivitetit do t’u përcillen institucioneve përkatëse, me qëllim adresimin e tyre dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në lagjen “Lakuriq”.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Public Spaces 4 All”, të zbatuar nga EC Ma Ndryshe, me mbështetje nga Qeveria Gjermane dhe SECO, përmes GIZ Kosova./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim Rugova” në Prizren

Një kamion është rrokullisur te hyrja në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren. Sipas pamjeve të publikuara, aksidenti ka ndodhur në një segment të kësaj autostrade,...

Suhareka përkujton dëshmorët dhe martirët e Greikocit dhe Vraniçit

Kryetari i Suhareka, Bali Muharremaj, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatrave Greikoc dhe Vraniç, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për lirinë e...

Lajmet e Fundit