Nxënësit e Prizrenit garojnë në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe Shqipëri–Kosovë

Nxënësit e klasave të nënta nga shkollat e Prizrenit po marrin pjesë në “Olimpiadën e Dytë të Përbashkët të Gjuhës Shqipe” Shqipëri–Kosovë, një garë që synon vlerësimin e njohurive dhe promovimin e gjuhës shqipe mes nxënësve të të dy vendeve.

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, ka bërë të ditur se gara po zhvillohet në disa faza, duke filluar në nivel shkolle dhe duke vazhduar më pas në nivel komunal.

“Bashkë me komisionin profesional nga DKA, vizituam nxënësit e klasave të nënta të cilët po marrin pjesë në Olimpiadën e Dytë të Përbashkët të Gjuhës Shqipe Shqipëri–Kosovë. Nxënësit në këtë rrugëtim të konkurrencës për dije po sfidojnë njëri-tjetrin për të vlerësuar njohuritë e tyre mbi gjuhën tonë amtare”, ka deklaruar ajo, raporton PrizrenPress.

Sipas saj, faza e parë është zhvilluar në ambientet e shkollave, ndërsa faza e dytë e garës do të mbahet më 25 prill në nivel komunal.

“Faza e parë nisi në mjediset e shkollave për të vijuar më pas me fazën e dytë në nivelin komunal më 25 prill”, thuhet në njoftim e Veselaj Gutaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për mashtrim në prokurim publik

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet U.D. dhe personit juridik “M.L.L.C.”, nën...

Lajmet e Fundit