Junior 06 dhe Vëllaznimi përballen në aktin e parë të finales U16

Palestra “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë sot arenë e ndeshjes së parë finale të Play Off-it në kategorinë U16 për vajzat, në kuadër të regjionit të Perëndimit.

Nga ora 11:30, Junior 06 Moni Bau do të përballet me Vëllaznimin, në një duel që pritet të jetë i fortë dhe me rivalitet, duke marrë parasysh rrugëtimin e të dyja skuadrave deri në finale.

Kjo është ndeshja e parë e serisë finale, e cila do të vendosë kampionin pas më shumë se një përballjeje. Të dyja ekipet do të kërkojnë rezultat pozitiv që në këtë takim, për të hedhur hapin e parë drejt titullit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tetë vjet pa Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit të Kosovës

Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, figurës më të shquar të futbollit kosovar dhe njërit prej sportistëve më të...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit