13 C
Prizren
E diel, 19 Prill, 2026

P.C Prizreni reagon ashpër ndaj vendimit të FBK-së për dënimin e kapitenit

Proton Cable Prizreni ka reaguar publikisht ndaj vendimit të Komisionit të Garave të FBK-së, i cili ka dënuar kapitenin Edmond Kryeziu me 3 ndeshje moslojë dhe 600 euro gjobë. Klubi e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të njëanshëm.

“Nuk është e qartë mbi çfarë raportesh apo argumentesh bazohen këto vendime, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në epilogun final të garës, gjë që është për keqardhje”, thekson klubi në reagim, raporton PrizrenPress.

Prizrenasit kanë ngritur shqetësime edhe për mungesën e teknologjisë së rishikimit dhe standardeve të garës.

“Argumentet dhe faktet nuk mund të trajtohen drejt në një garë ku nuk ka transmetim direkt të finales dhe nuk ekziston mundësia e përdorimit të ‘coach challenge’ apo sistemit REC”, thuhet më tej.

Klubi gjithashtu pretendon se në ndeshjen e parë finale ka pasur incidente në parket, duke përmendur lojtarin e Dritës.

“Lojtari mysafir me numër 34, Bardh Istrefi, ishte protagonisti dhe nxitësi kryesor i incidentit gjatë gjithë ndeshjes, duke provokuar vazhdimisht dhe duke goditur në fytyrë lojtarin tonë Edmond Kryeziu”, shton P.C Prizreni.

Në reagim shtohet se klubi posedon edhe video-incizime për rastin e përmendur.

Proton Cable Prizreni kërkon ndërhyrje urgjente të Bordit të FBK-së. “Kërkojmë urgjentisht ndërhyrjen e Bordit të FBK-së për anulimin e këtij vendimi. Në të kundërtën, klubi do të shqyrtojë edhe mundësinë e mosudhëtimit në ndeshjen e dytë finale”.

Në fund, klubi thekson se mbetet i përkushtuar ndaj garës dhe se, sipas tyre, asnjë padrejtësi nuk do ta ndalë rrugëtimin e skuadrës në këtë sezon./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përballja verdhezi në Pejë: ‘Karagaçi’, arena e gjigantëve sonte

Në kuadër të “Play-off”-it të ProCredit Superligës, në mesjavë zhvillohet ndeshja e dytë çerekfinale ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Kjo përballje konsiderohet si derbi i...

Tre të vdekur në Malishevë, dyshohet se u asfiksuan

Tre persona kanë vdekur në Malishevë si pasojë e zjarri në një shtëpi. Lidhur me rastin për Klankosova.tv u prononcua kryeprokurori i Gjakovës Enis Gashi. https://prizrenpress.com/421746-2h/ “Para...

Lajmet e Fundit