P.C Prizreni mbetet në Ligën e Parë

Proton Cable Prizreni nuk ka arritur të sigurojë ngjitjen në ProCredit Superligë, pasi është mposhtur në serinë finale nga Drita.

Skuadra prizrenase u ndal në hapin e fundit të sezonit, duke humbur edhe ndeshjen e dytë finale në Gjilan me rezultat të ngushtë 92:91, çka bëri që seria të mbyllet 2:0 në favor të Dritës, raporton PrizrenPress.

Pavarësisht paraqitjeve të mira gjatë sezonit dhe “Play-off”-it, Prizreni nuk arriti të konkretizojë objektivin kryesor, duke mbetur edhe për një edicion në Ligën e Parë.

Ndërkohë, KB Drita feston rikthimin në elitën e basketbollit kosovar, pas një finaleje të fortë dhe të luftuar deri në fund./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sporti bashkon popujt: Prizreni organizon turne ndërkombëtar me ekipe nga Kosova, Turqia dhe Bosnja

Prizreni nikoqir i një turneu ndërkombëtar, mbi 250 sportistë dhe delegacione nga disa vende do të marrin pjesë Nën organizimin e KFV Kalaja Master, në...

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Lajmet e Fundit