12.9 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Borxhet ndaj futbollistëve – Ballkani, Liria, Trepça, Vushtrria dhe Feronikeli ’74 me merkato të bllokuar nga FIFA

Në futbollin kosovar është bërë një fenomen shqetësues që klubet të kenë borxhe ndaj futbollistëve dhe mos të përmbushin obligimet kontraktuale. Gjatë këtij viti janë shënuar shumë raste të tilla si në Superligë, ashtu edhe në Ligën e Parë.

Si pasojë, disa futbollistë kanë vendosur t’i drejtohen FIFA-s, duke paditur klubet për moskryerjen e pagesave dhe shkelje të kontratave.

FIFA së fundmi ka publikuar listën e klubeve që kanë merkaton e bllokuar përkohësisht për shkak të borxheve ose shkeljeve të rregulloreve. Në këtë listë përfshihen pesë klube nga Kosova.

Ballkani është i vetmi klub nga Superliga që ndodhet në këtë listë, me një padi të fundit të ngritur më 11 prill. Edhe pse skuadra pritet të përfundojë sezonin në njërën nga dy pozitat e para dhe të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane, ajo rrezikon të mos licencohet për shkak të merkatos së bllokuar dhe problemeve financiare.

Ndërkohë, procesi i licencimit të klubeve për garat evropiane është në zhvillim e sipër dhe në fillim të muajit maj do të bëhen të ditura skuadrat që do të marrin licencën.

Përveç Ballkanit, në Ligën e Parë merkaton e kanë të bllokuar edhe Liria (me dy raste), Trepça, Vushtrria dhe Feronikeli ’74./Epoka e re/

Marketing

Më Shumë

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një nga lagjet më të kërkuara të Prizrenit, ofrohet për shitje banesa moderne me sipërfaqe 136 m², e pozicionuar në katin e 5-të...

Ukaj i LDK-së me kërkesë për Abdixhikun: Fute Agim Veliun në listë për deputetë

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Xhavit Ukaj, i ka bërë thirrje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që për zgjedhjet e reja ta...

Lajmet e Fundit