Rahoveci fiton dramën ndaj Besa Famgas, merr epërsinë në gjysmëfinale të plejofit

Rahoveci ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll, duke mposhtur Besa Famgasin me rezultat 32:30 në palestrën “Mizahir Isma”.

Ndeshja ishte e fortë dhe e barabartë nga fillimi deri në fund, me ndryshime të vazhdueshme të rezultatit. Rahoveci krijoi fillimisht epërsi deri në +5 (11:6), por Besa Famgas reagoi fuqishëm dhe përmbysi përkohësisht shifrat, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 17:16.

Në pjesën e dytë, mysafirët u shkëputën sërish në +2 (21:19), por në minutat vendimtare Rahoveci u tregua më i saktë dhe më i qetë në lojë. Pas minutës së 50-të, vendasit kaluan në epërsi 30:28 dhe më pas 31:28, duke siguruar fitoren 32:30.

Te Rahoveci u dalluan Lulzim Shabani me 8 gola, Guilherme Fernandes me 7 dhe Jon Muqolli me 6, ndërsa Arti Luzha kontribuoi me pritje vendimtare në portë. Kurse, te Besa Famgas, më efikasi ishte Deniz Terziqi me 7 gola, Mohamed Yassin shënoi 6, ndërsa Ahmed Khamis 5.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale zhvillohet mesjavën e ardhshme në Pejë./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit