Bashkimi për finalen, Bora për historinë – gjithçka vendoset nesër në Prizren

Bashkimi dhe Bora përballen të mërkurën në ndeshjen e pestë dhe vendimtare të gjysmëfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë, me serinë e barabartë 2:2.

Takimi zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, nga ora 19:30, ku fituesi do të sigurojë një vend në finalen e madhe dhe do t’i bashkohet Trepçës, raporton PrizrenPress.

Bashkimi, që përfundoi sezonin e rregullt në vendin e dytë, synon rikthimin në finale dhe vazhdimin e garës për titull, ndërsa Bora kërkon të kurorëzojë një sezon historik me kualifikim për herë të parë në finale.

Të dyja ekipet kanë shfrytëzuar përparësinë e terrenit vendas gjatë serisë: Bashkimi fitoi dy herë në Prizren, ndërsa Bora barazoi dy herë në Prishtinë, përfshirë fitoren e fundit pas vazhdimeve.

Ndërkohë, klubi prizrenas ka bërë të ditur se biletat fizike për këtë përballje dalin në shitje të mërkurën nga ora 15:00 në biletoren pranë qendrës sportive. Shitja online vazhdon deri një orë para fillimit të ndeshjes, ndërsa tifozët do të mund të përdorin hyrjen A për biletat me barcode dhe hyrjen B për biletat fizike.

Për shkak të interesimit të madh, pritet që palestra “Sezai Surroi” të jetë e mbushur në një duel që pritet të vendoset në detaje./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Lajmet e Fundit