Hapet Java e Infermierisë në Spitalin e Prizrenit

Prizren ka nisur zyrtarisht Java e Infermierisë në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, menjëherë pas shënimit të 5 Majit – Dita Ndërkombëtare e Mamive.

Sipas njoftimit të spitalit, aktiviteti simbolik është organizuar nga drejtoresha e Infermierisë, Burbuqe Gashi, me mbështetjen e menaxhmentit dhe stafit infermieror, me qëllim vlerësimin e rolit të tyre në sistemin shëndetësor.

“Në kuadër të aktiviteteve të parapara, është vendosur baneri i Javës së Infermierisë, i cili do të qëndrojë i ekspozuar në hollin kryesor të spitalit deri më 12 Maj”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se Java e Infermierisë do të përmbyllet më 12 maj me një aktivitet tjetër simbolik, në shenjë vlerësimi për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme të stafit infermieror./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit