Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar për Marrëveshjen e Uashingtonit, duke thënë se ajo parashihte edhe pavarësinë energjetike të Kosovës.
Duke folur për këtë dokument që e ka nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë bashkë me presidentin Donalt Trump, ai e ka thumbuar edhe ish-presidenten Vjosa Osman, e cila për këto zgjedhje i është bashkuar LDK-së.

Në profilin e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se partia që sot është në pushtet dhe ata që i shkonin pas atëherë këtë marrëveshje e kishin vlerësuan të dëmshme për Kosovën.
“Marrëveshja e nënshkruar në këtë foto në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator 2020, parashihte ndërtimin e rrjetit dhe centralit energjetik me gaz amerikan. Centrali me gaz do të ishte komplementar me termocentralet ekzistuese, duke prodhuar energji sa herë që do të ishte e nevojshme për të kompensuar kërkesën shtesë për energji që nuk do të mund të prodhohej nga termocentralet e ‘Kosova A’ dhe ‘Kosova B’. Ky projekt do ta bënte Kosovën të pavarur sa i përket energjisë së paku për dy dekada, gjatë të cilës kohë do të investohej në kapacitete të tjera energjetike: nga thëngjilli, nga burime të ripërtërishme dhe në projekte të përbashkëta hidroenergjetike me Shqipërinë”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Por, kjo marrëveshje nuk u respektua nga Qeveria e Kosovës që mori detyrën në mars 2021. Për pasojë, sot Kosova importon qindra miliona euro energji elektrike në vit, me kontrata dhe kompani që kanë ngritur shumë dyshime në publik. Ndërkohë që kjo marrëveshje negociohej në Shtëpinë e Bardhë, në Prishtinë partia që sot është në pushtet dhe ata që atëherë i shkonin pas, protokolluan në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës rreth 10 kërkesa për interpelancë me Kryeministrin. Sipas tyre, kjo marrëveshje ishte e dëmshme për Kosovën. Këta i referoheshin kësaj zyreje, në të cilën ishin marrë vendime kapitale për lirinë që e gëzojmë sot dhe për shpalljen e pavarësisë, si Shtëpia e Verdhë. Sot, pas 6 vitesh, secili e ka të qartë qëllimin e tyre: pamundësimi i pavarësisë energjetike të Kosovës”, ka shkruar Hoti.
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
