John Kerry ia përmend Serbisë Marrëveshjen e Prillit

JohnKerry-shbaSekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka përcjellë “urimet më të mira” për popullin e Serbisë, me rastin e Ditës Kombëtare të këtij vendi.

Në emër të presidentit Barack Obama, Kerry ka uruar Serbinë “për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian” dhe për “hapat e rëndësishëm” që ka bërë drejt këtij qëllimi, gjatë vitit të kaluar.
Kerry po ashtu ka thënë se Shtetet e Bashkuara “mirëpresin marrëveshjen e prillit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.

Kryediplomati amerikan ka theksuar se Uashingtoni është i angazhuar që të mbështesë përpjekjet e Serbisë drejt integrimit të plotë në komunitetin euro-atlantik.

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit