Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar kontributin e bizneseve lokale në aksionin për pastrimin e ambientit, ndërsa njëkohësisht ka paralajmëruar masa më të ashpra ndaj ndotësve.
Së bashku me drejtorin e Inspektoratit, Jakup Gashi, drejtorin e Bujqësisë, Sylë Dukolli, dhe drejtorin e Financave, Blerim Thaqi, Kastrati ka vizituar fshatin Shkarashnik, ku ka takuar biznesmenin Naim Selmanaj dhe e ka falënderuar për kontributin e tij në largimin e mbeturinave.
Gjatë vizitës, kryetari i komunës vlerësoi angazhimin e bizneseve dhe qytetarëve që po ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes mjedisore.
“Ruajtja e ambientit është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në njoftimin e komunës.

Nga ana tjetër, Kastrati dhe drejtori i Inspektoratit, Jakup Gashi, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në vende të palejuara, duke paralajmëruar monitorim të vazhdueshëm të lokacioneve të pastruara.
“Shumë nga lokacionet ku po zhvillohen aktivitetet e pastrimit do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm dhe ndaj personave që ndotin ambientin do të shqiptohen gjoba mandatore, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.
“Malisheva është e jona. Ta ruajmë dhe të kujdesemi për të!”, ishte mesazhi i përbashkët i përfaqësuesve komunalë gjatë vizitës në Shkarashnik./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
