Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar nga administrata komunale që të jetë e gatshme për përballimin e fluksit të shtuar të kërkesave gjatë Muajit të Mërgimtarëve.
Kjo kërkesë u bë gjatë takimit të dytë periodik për vitin 2026 me punonjësit e administratës komunale, ku u diskutua për ecurinë e punës dhe prioritetet institucionale në periudhën e ardhshme.

Me këtë rast, Latifi falënderoi punonjësit për angazhimin dhe punën e tyre të përditshme, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit, përgjegjësisë dhe respektimit të orarit të punës në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Ai rikujtoi se së shpejti fillon “Muaji i Mërgimtarëve”, periudhë gjatë së cilës pritet rritje e kërkesave për shërbime administrative.
“Kërkova nga administrata komunale që të rrisë angazhimin dhe gatishmërinë për t’u ofruar qytetarëve dhe bashkatdhetarëve shërbime sa më të shpejta, cilësore dhe efikase”, ka deklaruar Latifi./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
