Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë në bregdetin shqiptar.

Fluksi i lëvizjeve drejt Shqipërisë ka qenë i dukshëm edhe gjatë së shtunës megjithëse në nivele më të ulëta krahasuar me fundjavat e zakonshme të sezonit.

Të dhënat e Policisë Kufitare dhe Migracionit tregojnë se rreth 9 mijë shtetas nga Kosova kanë hyrë në territorin shqiptar vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës dhe të dielës përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Morinit.

Shifrat, sië shkruan A2CNN, konfirmojnë se Shqipëria vijon të mbetet destinacioni kryesor për pushimet e fundjavës për qytetarët kosovarë.

Megjithatë, krahasuar me fundjavat e muajit maj, numri i hyrjeve gjatë fundjavës së parë të qershorit rezulton më i ulët.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Kjo lidhet kryesisht me procesin zgjedhor në Kosovë, i cili ka bërë që një pjesë e qytetarëve të mos shkojnë në Shqipëri këtë fundjave për të marrë pjesë në votime.

Pavarësisht kësaj, statistikat e turizmit dëshmojnë për një rritje të vazhdueshme të vizitorëve nga Kosova.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Turizmit, gjatë muajit maj Shqipëria priti 321 mijë e 714 vizitorë nga Kosova, duke regjistruar një rritje prej 15 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shifrat konfirmojnë rolin e rëndësishëm që tregu kosovar ka për turizmin shqiptar, sidomos në prag të sezonit veror, kur mijëra familje zgjedhin bregdetin e Adriatikut dhe Jonit si destinacionin e tyre të preferuar për pushime.

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Aktakuzë ndaj shoferit që goditi për vdekje një 34-vjeçar në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.D, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Sipas aktakuzës, më 18 mars...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit