16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare dhe ndërkombëtare.

I njohur për rolin e tij në filmin Mbledhësit e puplave dhe më pas për interpretimin në Odiseu, Fehmiu mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të artit filmik, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën evropiane dhe botërore.

Gjatë karrierës së tij, ai bashkëpunoi me disa nga emrat më të mëdhenj të kinematografisë botërore, si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shaw, Dirk Bogarde dhe Irene Papas, duke u shndërruar në një figurë të respektuar ndërkombëtarisht.

Fehmiu vazhdon të kujtohet si një ikonë e artit dhe kulturës shqiptare, ndërsa veprat e tij mbeten pjesë e rëndësishme e historisë së filmit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Lajmet e Fundit