Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por pa persona të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se rasti është raportuar më 16 qershor 2026, rreth orës 03:30, në rrugën “Brigada 128”.

“Me datën 16.06.2026, rreth orës 03:30, Policia është njoftuar për një shpërthim në rrugën ‘Brigada 128’ në Prizren, i cili kishte shkaktuar zhurmë të madhe”, ka deklaruar Bytyqi.
Sipas tij, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me ankuesit dhe dëshmitarët.
“Ankuesit dhe dëshmitarët kanë deklaruar se derisa ishin në gjumë janë zgjuar nga zhurma e dy shpërthimeve. Si pasojë e shpërthimit, është përfshirë nga zjarri një veturë në pronësi të njërës viktimë, ndërsa është dëmtuar edhe fasada e shtëpisë së një viktime tjetër”, thuhet në njoftim.
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Policia ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.
“Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar. Nga ekzaminimi fillestar i vendit të ngjarjes dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një granatë dore”, ka njoftuar Bytyqi.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Sipas ankuesve, vlera e dëmit material të shkaktuar nga shpërthimi është e konsiderueshme, ndërsa motivet e rastit ende nuk janë të njohura.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar patrullat policore, hetuesit kujdestarë, Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive e Policisë së Kosovës, si dhe eprorë policorë.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Rasti është duke u hetuar”, ka përfunduar Bytyqi.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
