Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas Parimit Zero Mbeturina dhe Lëvizjes së Gjelbër”.

Projekti është mbështetur nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (T?KA) dhe Fondacioni S?f?r At?k, ndërsa implementohet nga Klubi i Çiklizmit Pro Bike Prizren.

Në ceremoni morën pjesë Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Türkiye në Prizren, Fatih Topçu, Koordinatorja e T?KA-s në Kosovë, Fulya Aslan, Kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, përfaqësues të institucioneve lokale, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe qytetarë të shumtë.

Gjatë fjalimeve përshëndetëse u theksua rëndësia e promovimit të lëvizjes së gjelbër, mbrojtjes së mjedisit dhe forcimit të solidaritetit në komunitet përmes projekteve të tilla sociale.

Në kuadër të projektit, i cili u realizua përgjatë dy muajve të fundit, u organizua një kampanjë për grumbullimin e biçikletave të papërdorura apo të dëmtuara. Falë interesimit të madh të qytetarëve, u grumbulluan gjithsej 50 biçikleta, të cilat më pas u servisuan, u riparuan, u pastruan dhe u kthyen në gjendje të plotë funksionale nga anëtarët dhe vullnetarët e Klubit të Çiklizmit Pro Bike Prizren.

Përfituesit e biçikletave u përcaktuan në bashkëpunim me shoqata humanitare dhe organizata lokale, duke u dhënë përparësi personave dhe familjeve me nevojë. Para ceremonisë së dorëzimit, një pjesë e përfituesve morën trajnim bazik për përdorimin e sigurt të biçikletës, mirëmbajtjen dhe servisimin e saj, ndërsa trajnimet teorike dhe praktike do të vazhdojnë edhe në javët në vijim.

Pas dorëzimit të biçikletave, pjesëmarrësit realizuan një tur simbolik në qytetin e Prizrenit, i organizuar nga Pro Bike Prizren dhe i shoqëruar nga Policia e Kosovës.

Organizatorët theksuan se qëllimi i projektit është që biçikletat e papërdorura të mos mbeten mbeturina, por të fitojnë një jetë të dytë, duke kontribuar në një komunitet më të gjelbër, më të shëndetshëm dhe më solidar./TV Prizreni/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Lajmet e Fundit