Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin se veprimi është bërë mbi një mural ekzistues të realizuar në vitin 2024 pas një procesi konsultativ dhe profesional.
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Sipas organizatës, murali i mëparshëm ishte konceptuar për të paraqitur në mënyrë bashkëkohore historinë, trashëgiminë kulturore dhe karakterin multikulturor të qytetit.
“Çdo ndërhyrje e mëvonshme mbi muralin ekzistues duhej të trajtohej me kujdes të veçantë, duke respektuar jo vetëm procedurat institucionale, por edhe integritetin e konceptit artistik dhe punën krijuese të autorëve të tij”, thuhet në reagimin e EC Ma Ndryshe.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Organizata vlerëson rëndësinë e artit publik dhe të drejtën e artistëve për të adresuar çështje me interes publik, por thekson se shqetësimi nuk lidhet me mesazhin e intervenimit të ri, por me faktin se ai është realizuar mbi një vepër ekzistuese.
“Respektimi i një kauze të drejtë nuk duhet të bëhet duke cenuar një vepër tjetër artistike dhe as duke shpërfillur punën krijuese të autorëve që kanë kontribuar më herët në atë hapësirë”, thuhet më tej në reagim.
EC Ma Ndryshe ka bërë të ditur se, sipas informacioneve të marra nga QRTK Prizren, për muralin e ri është lëshuar pëlqim institucional. Megjithatë, organizata thekson se në dokumentin përkatës përcaktohet se zgjedhja e lokacionit për intervenim i mbetet Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Prizrenit, çka sipas saj ngre nevojën për sqarime shtesë lidhur me arsyetimin e përzgjedhjes së muralit ekzistues.
EC Ma Ndryshe u bën thirrje institucioneve kompetente që të hartojnë standarde më të qarta për trajtimin e veprave artistike në hapësirat publike, veçanërisht brenda Zonës Historike të Prizrenit, duke kërkuar që raste të ngjashme të trajtohen përmes dialogut ndërmjet institucioneve, artistëve dhe komunitetit.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
