Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme.

Shqyrtimi dhe miratimi i KAB-së ishte pika kryesore e rendit të ditës, e cila ngjalli diskutime të shumta ndërmjet përfaqësuesve të subjekteve politike në kuvend.

Gjatë debatit, kuvendarët paraqitën kërkesa, propozime dhe kritika lidhur me planifikimin buxhetor dhe prioritetet zhvillimore të komunës për vitet e ardhshme.

Në përmbyllje të diskutimeve, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, iu përgjigj pyetjeve dhe vërejtjeve të anëtarëve të kuvendit, duke ofruar sqarime mbi përmbajtjen dhe objektivat e Kornizës Afatmesme Buxhetore.

Pas debatit, dokumenti u hodh në votim dhe mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve të kuvendit. Korniza Afatmesme Buxhetore për vitet 2027-2029 u miratua me 25 vota për, 9 kundër dhe 1 abstenim./TV Prizreni

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "BRENTONI -HOME- BRUNG BRUNG D0 INVERTER G rerter 26S BRUNOAIR 5 ( MONTIMI GRATIS Mundësi blerje me këste 349€ 12K B 299€ E 599€ 18K BTU 499- 699€ 24K Tu 599€ beaitity Smart iffiee High eya Low LoWNojse A++ -20C +383 48 328 260 +383 48 433 43320 200 +383 43 661 551 +53°C (Gwifi 5 garancion vite VISA Paguaj me Star Card deri në këste"

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit