Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për krijimin e institucioneve.

Ajo duke folur për “Front Online” ka bërë thirrje që partitë politike të tregojnë përgjegjësi dhe të punojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve.

“Shpresoj që arsyeja të mbizotërojë dhe që shumë shpejt të krijojmë institucionet dhe të fillojmë me punën dhe realizimin e planeve tona, për të cilat kemi marrë besimin e qytetarëve në zgjedhje”, u shpreh ajo.

Sipas saj, nëse vazhdojnë përplasjet politike dhe mungesa e vullnetit, vendi mund të përballet me një proces të ri zgjedhor.

“Nëse përsëri do të ketë inate dhe mungesë vullneti politik, shteti do të shkojë përsëri në zgjedhje të jashtëzakonshme, gjë që mendoj se nuk është në interes të askujt”, ka thënë ajo.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit