Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.

“Me kënaqësi prita sot në takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU ‘Hidroregjioni Jugor’, Bekim Gashi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Gjatë bisedës theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, si një parakusht për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore dhe efikase për qytetarët. Shpreha gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej, në funksion të realizimit të projekteve dhe përmbushjes së nevojave të qytetarëve të Komunës së Prizrenit”, shkruan  Totaj.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit