Arsim Bajrami: I pari e pash Flamurin, i pari dëgjova Himnin

arsim bajramiDeputeti dhe nënshkruesi i deklaratës së pavarësisë së Kosovës Arsim Bajrami shpalosi detaje të pathëna për përzgjedhjen e simboleve shtetërore të Kosovës.

Duke folur në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, Bajrami tha se ishte i personi i parë që e pa flamurin e kaltër me yje dhe hartë të verdhë, pak ditë para shpalljes të pavarësisë së Kosovës.

“Unë kam qenë i njoftuar ndoshta para të gjithëve për dukjen e flamurit dhe himnin e Kosovës. Natyrisht aty më pas erdhën edhe anëtarët tjerë të komisionit kushtetues që ishin e ndjera Nekibe Kelmeni, Hajredin Kuqi e Ramë Manaj.

Kemi punuar 48 orë pa ndërprerë dhe të mbyllur në një zyre të qeverisë. Ne e përzgjodhëm në mënyrë unanime këtë flamur, pasi pamë mbi 1000 shembuj”, deklaroi Bajrami.

Por ish anëtari i komisionit qeveritar kushtetues tha se autorët e himnit dhe flamurit u morën vesh më vonë.

“Të gjitha kanë qenë të kodume. Ne më vonë e kemi kuptuar se edhe autori i himnit dhe i flamurit janë shqiptarë, sepse kishte shumë ndërkombëtarë që kishin aplikuar. Kur i kemi hap kuvertat e pamë se kush janë ata. Më pas e pash që krijuesi i flamurit madje ka qenë edhe ish anëtar i UCK-së dhe kjo ishte një kënaqësi”, u shpreh deputeti dhe nënkryetari aktual i PDK-së .

Por Bajrami gjashtë vjet pas shpalljes së pavarësisë tha se këtë flamur e ndjenë të vetin.

“Unë gjithnjë e më shumë po ambientohem me këtë flamur. Është një flamur i realitetit dhe buron nga fryma e kushtetutës së Kosovës. Ky flamur është në institucionet vendore dhe do të valojë edhe nëpër instucionet ndërkombëtare”, përfundoi ai.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit