2.4 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Faji është i dyanshëm

Rexhep QosjaAkademik Rexhep Qosja në pjesën e dytë të intervistës për “Epokën e re” ka thënë se shkaku për përçarjen në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) është i dyanshëm: i kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit dhe i Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit.
“Më vjen shumë keq pse ka ndodhur kjo ndarje, madje, përçarje në PDK. Shkaku për këtë përçarje është i dyanshëm: i kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit, i cili po e drejton partinë pa demokracinë sot të pashmangshme në partitë moderne dhe duke kultivuar kultin e individit dhe e dyta, i Fatmirit dhe i Jakupit, që mendojnë, si Hashimi, se gjithmonë duhet të jenë të parët a të dytët në pushtet thuajse nuk ka të tjerë të aftë e të merituar për ato pozita”, ka thënë Qosja.

Pas kësaj ndarje, sipas Qosjes, humbja do të reflektohet në të dy anët. “Besoj se pas kësaj ndarjeje PDK-ja do të pësojë jo pak, kurse partia e Jakupit dhe Fatmirit do të fitojë edhe më pak!”, ka deklaruar akademik Qosja.

Në këtë intervistë Qosja ka folur edhe për kandidimin e liderit të LDK-së, Isa Mustafa, për kryeministër. Ai ka thënë se propozimin e Kryesisë së LDK-së, që Mustafa të jetë kandidat për kryeministër, e sheh si fyerje dhe nënçmim të rëndë të mendjes dhe të ndjenjave të shqiptarëve të Kosovës.
Akademik Rexhep Qosja e ka vlerësuar qeverisjen në Shqipëri të drejtuar nga Edi Rama. Sipas tij, qeveria e sotme e Shqipërisë, në krye me Edi Ramën, e ka filluar një proces, në të vërtetë një reformë, me rëndësi historike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën.

“E ka filluar procesin e nxjerrjes së Shqipërisë prej një gjendjeje anarkike, në thelbin e saj primitive, e për ta sjellë në një gjendje normale, emancipuese dhe të emancipuar. Ky është proces që, po s’u ndal prej ndonjë dhune fatale, do ta sjellë demokracinë e vërtetë dhe evropianizmin e vërtetë të shtetit shqiptar dhe të shoqërisë shqiptare – me politikën, me arsimin, me kulturën, me shëndetësinë, me ekonominë, me marrëdhëniet njerëzore të saj. Qeveria e sotme e Shqipërisë në krye me Edi Ramën e ka filluar edhe një proces me rëndësi të përtashme dhe historike për Shqipërinë dhe për Kosovën: e ka filluar procesin e integrimeve shqiptare, të integrimeve në radhë të parë arsimore, shkencore, kulturore, ekonomike, bujqësore, tregtare, teknologjike e të tjera”, ka thënë Qosja.
Në këtë intervistë Qosja ka folur edhe për situatën e fundit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ai e vlerëson të nevojshëm formimin e një këshilli a komisioni, i cili do të merret me çështjen e diplomave të shkollave të mesme të disa pedagogëve universitarë, me dokumentet e magjistraturave e të doktoratave dhe me mënyrat e zgjedhjes e të përparimit në grada shkencore e pedagogjike të pedagogëve të Universitetit, mandej edhe të universiteteve private dhe, pse jo, edhe të instituteve shkencore, por edhe me mësimdhënien dhe punët e tjera të pedagogëve në Universitet.

Më Shumë

Afro 100 aksidente për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 91 aksidente trafiku të ndodhura për 24-orë në vend. Sipas stastistikave të raportit policor, 49 prej tyre janë shënuar...

Si janë përdorur fetë nga burrat kundër grave

Nga Ben Blushi Gjatë bisedës që pata në Korcë për promovimin e romanit Jam Musliman fola edhe për karakterin shumë mashkullor të feve. Të gjjtha fetë...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit