7 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Agim M. Doçi: Lubonja kundër Vaçes, se është antishqiptar

Agim DociLubonja ka shkruar poshtër sisht dhe antishqiptarisht për Vaçe Zelën dhe antishqiptarizmin e tij ai e ka vërtetuar ndër vite”, shprehet për “GSH” poeti Agim Doçi, në lidhje me deklaratat e publicistit për këngëtaren Vaçe Zela. Ndërsa nuk ndalet vetëm në një analizë të debatit të fundit, ai kthehet pas në kohë për të folur për Lubonjën në moshë të re, duke mos lënë pa e kritikuar si pinjoll Blloku. “Ai me vrerin e tij, flet dhe shet dëngla ‘europiane’ për disa këngë perëndimore që dëgjonte asokohe si pinjoll i Bllokut… Këta djem që dallonin nga të tjerët për hapësirat që kishin falë biografisë dhe sigurisë, dëgjonin haptazi Çelentanon, Minën, Beatles-at, si dhe festivalet e Sanremos, në një kohë që neni 55, të dënonte me 9 vjet me heqje lirie”, – shprehet Doçi. Poeti, mik i ngushtë i Vaçe Zelës, thotë se “e ka në formimin e tij antishqiptarizmin (Lubonja), ndaj shan e nuk pushon së denigruari dhe ‘demitizuari’ figurat më kryesore të kombit tonë, deri dhe Heroin Kombëtar Gjergj Kastriotin, jo më për Vaçe Zelën, që sipas tij është një këngëtare që i ka kënduar realitetit socialist. Ndërkohë që krijuesit censuroheshin nga vjehrri i tij Fadil Paçrami. Ndërkohë, Doçi akuzon se “Fatos Lubonja dhe Ardian Klosi, djali i Bilbil Klosit, prokuror i shumë gjyqeve farsë dhe më pas ministër i ‘drejtësisë popullore’ (një kriminel), bënë revistën ‘Përpjekja’. Në nr.2 të saj, shkruanin se serbët kanë ardhur në Ballkan në shekullin e dytë e jo në shekullin e 11-të”.

Më poshtë, intervista që Doçi dha dje për “GSH”.
Zoti Doçi, si i pritët deklaratat e Fatos Lubonjës për Vaçe Zelën dhe homazhet që u bënë për të?
Lubonja ka shkruar poshtërsisht dhe antishqiptarisht për Vaçe Zelën dhe antishqiptarizmin e tij ai e ka vërtetuar ndër vite. Në vitin 1968, djali i Todi Lubonjës, anëtar i Komitetit Qendror, dhe dhëndri i Fadil Paçramit, anëtar i Komitetit Qendror, shkoi në Ministrinë e Arsimit dhe vodhi zarfin e maturës, që ishte sekret shtetëror. Zarfi, me pesë vula, kishte brenda pyetjet që do të binin në provimin e së nesërmes. Ai e vodhi që të shkëlqente(!) A ishte vallë ky, gabim i papjekurisë së moshës, apo egoizëm i tejskajshëm?!… Për këtë që ndodhi, u dënuan zëvendësministrat dhe ministri Thoma Deliana (!) Atëherë nuk e futi njeri në burg Fatos Lubonjën, sepse babai i tij, ishte sekretar i Parë i Korçës, pastaj Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar. Më vonë, kur Todi Lubonja u dënua “padrejtësisht” për Festivalin e 11-të të Këngës, (edhe pse qe mik i ngushtë me Ramiz Alinë, sekretarin e Komitetit Qendror), e “hëngri” dhe patjetër do ta “hante” edhe djali i Fatosit… Të shkretin, “krejt kot” e futën në burg në kulmin e rinisë, kur në treg ishin të vetmet karamele – produkt i ri i ndërmarrjes ushqimore në Shqipërinë Socialiste, me emërtimin FATOSI dhe ZANA(!) Për t’i thirrur memories së lexuesit, të dyja këto karamele mbanin emrat e fëmijëve të dy anëtarëve të KQPPSH- së (Todit dhe Fadil Paçramit). Kanë bërë shumë gabim që në vitin 1974 PPSH-ja, e prangosi Tos Lubonjën.

Ai duhej arrestuar që në vitin 1968, kur vodhi zarfin e maturës!!! Ai me vrerin e tij (botuar tek “Panorama”, 17.02.2014), flet dhe shet dëngla “europiane” për disa këngë perëndimore që dëgjonte asokohe si pinjoll i Bllokut… Këta djem që dallonin nga të tjerët për hapësirat që kishin falë biografisë dhe sigurisë, dëgjonin haptazi Çelentanon, Minën, Beatles-at, si dhe festivalet e Sanremos, në një kohë që neni 55, të dënonte me 9 vjet me heqje lirie. Në kapërcyell të viteve’ 60, familjet bllokmene kishin të drejtë të lidheshin me kabllo për të parë botën e përtej detit, stacionet e RAI-t. Të shkojmë pak tek edukata që ka marrë ai në familje. Kur u arrestua Ramiz Alia, në gjyq dëshmitar për palën mbrojtëse ka dalë Todi Lubonja(!) Shtroj pyetjen: Pse Todi Lubonja nuk u lirua nga burgu më 1985, as më 1986, (pas vdekjes së Enver Hoxhës), por u lirua prej shokut të tij më të ngushtë Ramiz Taip Alia më 1990? Pse djali i Todit nuk thotë sa i pabesë, sa dinak e dhelparak ka qenë Alia? E kupton kodin amoral e antishqiptar të ish-anëtarëve të Komitetit Qendror të Partisë?

Nëse Ramiz Alia do ishte gjallë, të gjitha këto që po them unë, do t’i vërtetonte dhe do thoshte “Të lumtë!”. Kujtoj se në arkivin e RTSH-së është i filmuar gjyqi i Ramiz Alisë me të tjerë, kur Todi Lubonja si dëshmitar në atë gjyq, në vend që t’i vërsulej Ramizit, e përshëndeti me mall persekutonin e tij, i dha dorën, dhe e mbrojti para trupit gjykues. Ndjesë pastë Todi Lubonja, ka qenë bashkëthemelues i komitetit qendror të rinisë komuniste shqiptare, tok me Qemal Stafën, Alqi Kondin, Nako Spirun, Nexhmije Xhuglinin, Liri Belishovën, Aleks Jatrun etj., që ndiqnin porositë e themeluesve të PKSH, Miladin Popoviqi dhe Dushan Mugosha. Pse ka treguar sipas jush Lubonja, kaq shumë mllef kundra Vaçes Zelës? Sepse, sipas meje, e ka në formimin e tij antishqiptarizmin. Ai shan e nuk pushon së denigruari dhe “demitizuari” figurat më kryesore të kombit tonë (që i kemi me pakicë e duhet t’i mbrojmë), deri dhe Heroin Kombëtar Gjergj Kastriotin. Jo më për Vaçe Zelën, që sipas tij është një këngëtare që i ka kënduar realitetit socialist. Ndërkohë që krijuesit censuroheshin nga vjehrri i tij, Fadil Paçrami.

Fatos Lubonja dhe Ardian Klosi, djali i Bilbil Klosit, prokuror i shumë gjyqeve farsë dhe më pas ministër i “drejtësisë popullore” (një kriminel), bënë revistën “Përpjekja”. Në nr.2 të saj, shkruanin se serbët kanë ardhur në Ballkan në shekullin e dytë e jo në shekullin e 11-të. Ata i hoqën kërrabat dy njëshave (11) duke i bërë të duket si shkronja romake (II), pra nga njëmbëdhjetë u bë dy!!! Të qe ky një “gabim” i radhitësit? Në revistën “Përpjekja”, Klosi dhe Lubonja hodhën baltë duke mbështetur teorinë e Çubrilloviçit, për të vërtetuar që Dardania-Kosova është e serbëve.

Ky është një turp i madh historik! Ai flet për gjithçka, sepse ka pasur fatin të kishte një bibliotekë me libra të ndaluar në një kohë kur njerëzit që u gjendej një e tillë dënoheshin e burgoseshin, siç u dënuan Lukë Kaçaj, Mihal Luarasi, Mirush Jero etj. Në të njëjtën kohë, këta, pinjoj Blloku, kishin të drejtë për 46 vite që të mos privoheshin nga asgjë e ndaluar. Vinin në gjimnazet tona e na shisnin dëngla me Sony-n dhe nuk i spiunoje dot, sepse dënohej “vigjilenti”… Si i shihni ju deklaratat e tij për këngët e Vaçes? Ai hedh baltë mbi Vaçe Zelën, sepse është në natyrën e tij të jetë nihilist ndaj çdo trashëgimie kulturore dhe kombëtare. Pse del kundra çdo trashëgimie? Agresiviteti i tij vjen si pasojë e kompleksit të inferioritetit që ai ka brenda vetes.

Mllefin e tij ndaj Vaçes, ai e shpreh, sepse është xheloz ndaj vlerave të çdo personaliteti që është thesar dhe krenari me vlera kombëtare. Vaçja u vuri shqiptarëve këngën në buzë. Ajo ishte një ambasadore, me poezitë e të paharruarit Gjok Beci, Xhevahir Spahiu, Hysni Milloshi, dhe kompozitorë si, Avni Mula, Feim Ibrahimi, Agim Krajka, Agim Prodani, Kujtim Laro, Çesk Zadeja, Tish Daija etj. Ka një dhomë plot me çmime dhe dekorata në shtëpinë e saj. Shqiptarët, me humbjen e Vaçe Zelës, mbetën pa zërin e shpirtit të tyre. Në këtë tokë me diell mbi kry’, vijmë me dasht jo me urry.

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren organizon sot ndejë me mërgimtarët

Lëvizja Vetëvendosje  në Prizren do të organizojë sot  një ndejë me mërgimtarët e Prizrenit, në Hotel "Adler". Ngjarja do të fillojë në orën 18:00 dhe...

AKB viziton fabrikën e këpucëve në Suharekë, Shahini: ‘Solid’ është eksportuesi me i madh i këpucëve në Kosovë

Ne kuadër të Javës të Biznesit Kosovar 2024 një delegacion i bizneseve kosovare dhe të atyre të diasporës i udhëhequr nga Agim Shahini kryetar...

Lajmet e Fundit