26.1 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Doktoratura, ndryshime kriteresh për interesa personale

RektoriatiPas shpalljes së konkursit fillestar, ndryshimet e para të kritereve të bëra nga Senati më 22 nëntor të 2013, kishin vendosur kritere eliminuese si: notën mesatare; gjuhën angleze si dhe intervistën, kritere që nuk kishin qenë fillimisht. Anëtarët e Senatit të universitetit pranojnë se mund të kenë shkelur ligjin, por kanë respektuar vendimet e senatit.

Ndërsa, në ndryshimin e dytë të kritereve për doktorata, Senati me 21 janar të këtij viti, ka vendosur të largojë kriterin eliminues, të gjuhës angleze, si dhe rekomandon që tu ipet hapësirë asistentëve të njësive përkatëse.

Kandidatë të cilët i janë nënshtruar këtij konkursi për doktoraturë, kanë hezituar të flasin para kamerave, por edhe pas ankesave të bëra dhe vendimit të dytë për ndryshim të kritereve, ata sërish shprehen të pakënaqur, pasi sipas tyre, të gjitha këto vendime janë marrë me qëllime të caktuara, për eleminimin dhe favorizimin e kandidatëve të caktuar.

Në anën tjetër, pavarësisht nëse ka qenë i ligjshëm apo i kundërligjshëm vendimi i dytë për ndryshimin e kritereve të doktoratave, Dekani i Fakultetit të Shkencave Matematiko- Natyrore, Tahir Arbneshi, anëtarë i Senatit të UP-së, thotë se është dashur të votojë dhe të respektojë vendimet e Senatit.

”Krejt çka mund t`iu them unë është se unë punojë në bazë të vendimeve të Senatit. Të dy vendimet i ka nxjerrë Senati, ku edhe unë jam pjesë e Senati dhe kam votu pro këtyre vendimeve. Kam menduar se kam votuar drejt”, thote Arbneshi, transmeton RTK.

I pyetur se a keni vepruar drejt, kur konkursi ka dal ne shtator dhe gjatë rrugës janë ndryshu kriteret dhe a mendoni që keni bëre shkelje ligjore ai pergjigjet se ndoshta kane bere.

”Ndoshta kemi bë shkelje ligjore por kështu kanë qenë rrethanat dhe kemi dashur te plotësojme numrin e studentëve të kërkuar me konkurs. Nuk jam jurist dhe nuk mundem te përgjigjigjem kësaj pyetjeje”, thote ai.

Për ndryshimet e bëra për herë të dytë të kritereve të konkursit për doktorata, gjatë ditës, RTK ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga Sekretari i Përhershëm i Rektoratit, Esat Kelmendi si dhe nga ministri i arsimit, Ramë Buja, por ka qenë e pamundshme.

Një muaj më parë, përkatësisht në janar të këtij viti, ministri Ramë Buja, para se të merrej vendimi i dytë nga Senati, pati deklaruar në media se ndryshimet e kritereve të konkursit për doktorata, nuk kanë qenë as të logjikshme, as normale dhe as juridike.

Më Shumë

Punimet rrugore në Rahovec zhvendosen gjatë natës për shkak të temperaturave të larta

Për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë gjatë ditës, Komuna e Rahovecit ka marrë vendim që punimet infrastrukturore në rrugë të zhvillohen...

U shoqërua për dhunë në familje, iu gjet edhe drogë – ndalohet për 48 orë një person në Prizren

Një rast me dy vepra penale është zbuluar nga Policia e Kosovës të dielën në qytetin e Prizrenit, ku një person fillimisht ishte ndaluar...

Lajmet e Fundit