Fatmir Ademaj, zgjedhet kryesues i Komitetit për Komunitete në Malishevë

komiteti ne malishevNë Malishevë është mbajtur mbledhja konstituive e Komitetit për Komunitete.

Këtë mbledhje konstituive e hapi kryesuesi i KK të Malishevës, Enver Hoti, ndërsa kryesues i Komitetit për Komunitete u zgjodh Fatmir Ademaj, anëtar i KK të Malishevës, nga radhët e LDK-së.

Kryesuesi i KK-së, Hoti, paraprakisht i ka njoftuar anëtarët e Komitetit me detyrat dhe përgjegjësitë që kanë, ndërsa ju ka dëshiruar punë të mbarë, me dëshirën që të punojnë në të mirë të komuniteteve të ndryshme në Komunën e Malishevës dhe për këtë punë, i siguroi që do ta kenë përkrahjen e Kuvendit të Komunës.

Unanimisht, Fatmir Ademaj, u zgjodh kryesues i Komitetit për Komunitete, ndërsa pas marrjes së kësaj detyre, ai tha se ka nevojë të punohet më shumë për komunitetet dhe këtë, do të mundohen ta bëjnë.

 

Anëtarë të Komitetit për Komunitete, janë:

Fatmir Ademaj (LDK)-kryesues

Luan Kryeziu (IQM)

Arlinda Thaçi (PDK)

Donjeta Foniqi (VV)

Naser Malisheva (RAE)

Vera Bytyçi ( zyrtare për çështje gjinore)

Shyhrete Sertolli (shoqëria civile)

Më Shumë

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Liria përkujton Përparim Thaçin: “Emri yt nuk harrohet kurrë”

Liria ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike, me një mesazh nderimi dhe...

Lajmet e Fundit