Vdes Paco de Lucia, magjia e kitarës botërore

Paco de LuciaKitaristi spanjoll i flamengos Paco de Lucia vdiq në Meksikë në moshën 66-vjeçare, njoftoi sot Bashkia e Algeciras, qyteti i tij i lindjes në jug të Spanjës.
Paco de Lucia, një nga mjeshtërit më të mëdhenj të kitarës, vdiq pas një krize kardiake, njoftoi shtypi. ”Vdekja e kitaristit përbën një humbje të pariparueshme për botën e kulturës, për Andaluzinë”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Algeciras, Jose Ignacio Landaluce, citon shtypi.
Paco de Lucia u lind më 21 dhjetor 1947 në qytetin e Andaluzisë të rajonit të Cadix, përpara se të bëhej një kitarist me famë botërore. Ai modernizoi flamengon tradicionale duke e bashkuar me muzikën jazz duke u bërë frymëzim në horizonte të ndryshme muzikore. Qyteti i Algeciras shpalli një ditë zi.

Më Shumë

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit