3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

“Vaçe Zela”, Lubonja u përgjigjet sulmeve: Unë në litar? Shenja kanibalizimi të shoqërisë

8133“Panorama” në një nga kryeartikujt e saj të sotëm, boton analizën e publicistit Fatos Lubonja, pas reagimeve të artisteve ndaj shkrimit të tij për funeralin e Vaçe Zelës.

“Gazeta Shqiptare”, në vend të reflektimit, më fton me një shkrim të botuar në faqe të parë të vras veten me plumb ose me litar dhe më siguron se në funeralin tim do të vijë vetë autorja e “ftesës”, këngëtarja Aurela Gaçe të këndojë këngën “Vare veten me litar… o Dino”- shkruan Lubonja.

Sipas Lubonjes, ky “vulgaritet” dhe “bajatllëk” i sotëm kanë edhe faktorë që lidhen me të tashmen: p.sh. me trushpëlarjen që bën edhe konsumizmi për interesat e tij, por problemi në thelb nuk qëndron te boja e trushpëlarjes, por te truri i ndërtuar jo për të menduar e prodhuar mendim kritik, por për t’u shpëlarë e lyer me bojë…

FATOS LUBONJA
“Santa Semplicita!”
Jan Husi, teksa e ngjisnin mbi turrën e druve për ta djegur të gjallë, pasi e kishin zhveshur dhe i kishin hedhur rrobat në zjarr, pa një grua plakë që u afrua me një shkarpë në dorë për të dhënë edhe ajo kontributin e saj në turrën e druve dhe tha fjalët e famshme që kanë mbetur në histori: “O Santa Semplicita!”
Guximi i këtij heretiku të famshëm për të bërë humor edhe përpara turrës së druve, më ndihmoi edhe mua për ta marrë me të qeshur faktin se ndaj një shkrimi tim të botuar në “Panorama”, ku shpreh habinë, pikëpyetjet dhe ftoj për reflektim mbi histerinë kolektive që nxitën mediat me rastin e vdekjes së Vaçe Zelës (që kulmoi me varrimin butaforik që i organizoi Kryeministri dhe ministrja e Kulturës), “Gazeta Shqiptare”, në vend të reflektimit, më fton me një shkrim të botuar në faqe të parë të vras veten me plumb ose me litar dhe më siguron se në funeralin tim do të vijë vetë autorja e “ftesës”, këngëtarja Aurela Gaçe të këndojë këngën “Vare veten me litar… o Dino”.

“Santa Semplicita!”, Aurela!
“Santa Semplicita!”, Gazeta Shqiptare!
Gjendja është e rëndë, miq, shumë e rëndë. Më thonë, pastaj, pse ke shkruar se mënyra se si u qa dhe u përcoll Vaçja ishte një histeri kolektive që më shumë se sa për respekt, reflektim e dhimbje ndaj të vdekurit, fliste për një debilizim të shoqërisë.

Po a ka provë më bindëse se këta vajtonjës dhe vajtojca të shpërfytyruar? Tjetri shkruan se kjo histori kërkon një reflektim mbi atë se “sa” dhe “si” jemi ndarë ne me diktaturën, se nuk i pëlqejnë këngët e asaj kohe për një, dy, tri arsye, duke futur edhe atë që sot duhet të ishte bërë pjesë e ligjit: – pasi glorifikojnë një sistem kriminal që ka shkatërruar jetën e një populli të tërë, – e këta, që paradoksalisht janë vetë pjesë e këtij populli të shkatërruar, por në fakt pikërisht për këtë, pasi të thonë se ti je “i lig”, “i marrë”, “antishqiptar”, “i paguar nga serbi”, “greku”, se “duhet të kishe hyrë në burg që në ‘68-n” e të tjera si këto, nuk të lënë alternativë tjetër veçse të zgjedhësh mënyrën se si të vrasësh veten: me plumb apo me litar.
“Santa Semplicita!” çfarë gazetarie!
E përsëris, i inspiruar nga ai fatkeqi i madh mbi turrën e druve, po e marr me të qeshur se, në fakt, kjo është për të qarë dhe, altro che “santa”, kjo është e frikshme, kriminale. Këto janë shenja të rënda jo debilizimi, por dehumanizimi, kanibalizimi të shoqërisë. Në një vend normal të shtysh njerëzit në vetëvrasje, qoftë edhe indirekt e jo më direkt, siç e bëjnë këta, mund të denoncohesh dhe dënohesh, kurse këtu s’e kanë për gjë të të nxjerrin thirrjen për vetëvrasje në faqet e para të gazetave. Dhe pastaj pyesim se nga dalin biznesmenët që paguajnë sinanajt për t’u vënë tritol konkurrentëve.

Por mos të kenë merak as Aurela, as ata që botojnë e shpërndajnë shkrime si ai i saj, se s’kam ndër mend t’i hedh në gjyq. Ne e dimë ku jetojmë, apo jo? Kjo është një komedi e madhe që askush nuk e merr seriozisht, as vetë kryekomediani i radhës, e jo më prokurorët tanë. Prandaj, meqenëse më kanë lënë kohë të zgjedh midis plumbit dhe litarit, po e shfrytëzoj kohën e zgjidhjes së kësaj dileme hamletiane “me plumb apo me litar/kjo është çështja” për të reflektuar edhe ca mbi këtë fenomen.

Më Shumë

Ngritet aktakuzë për krime lufte ndaj popullsisë civile në Suharekë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit V.N, për...

Kryeparlamentarja e Shqipërisë: Kam lindur në Tiranë por me shtëpi zemre jam nga Prishtina e Prizreni

Sot po mbahet seanca e përbashkët e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë. Kryetarja e Kuvendit...

Lajmet e Fundit