8.8 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Kuvendi miraton propozimin për shpalljen e Sheik Abdullah Bin Zajed, qytetar nderi i Prizrenit

ABDULLAH bin ZAjED-bin Sultan Al-NajanKuvendi Komunal i Prizrenit, ka miratuar të mërkurën propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, që të shpallet Sheik Abdullah Bin Zajed, qytetar nderi i Prizrenit.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja,tha se ky propozim ka motivacion kontributin e sheikut Abdullah për angazhimet që ka bërë për të njohur shtetin e Kosovës shumë shtete të botës.

Ndërkaq, kuvendarët e Lëvizjes Vetëvendosje! kanë kërkuar që të dijnë se cili ka qenë kontributi për qytetin e Prizrenit, i ministrit të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara, Sheik Abdullah Bin Zajed.

Me 29 vota për,2 kundër dhe 2 abstenime,është miratuar propozimi që ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara, Sheik Abdullah Bin Zajed, të shpallet qytetar nderi i Prizrenit./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Vdes Chuck Norris, aktori ikonik i filmave aksion

Chuck Norris, kampioni i artit marcial që u bë një yll ikonik i filmave aksion dhe udhëhoqi serialin e suksesshëm “Walker, Texas Ranger,” ka...

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Lajmet e Fundit