12.4 C
Prizren
E martë, 14 Tetor, 2025

Vllasi: Serbisë nuk do t’i ngutet për dialogun

Azem-VllasiAzem Vllasi thotë se Serbia nuk do të nxitojë të vazhdojë dialogun politik me Kosovën. Sipas tij, shteti fqinj tashmë do të vazhdojë me kushte të reja për Kosovën. Ndërsa mendon se fitues në zgjedhjet serbe të 16 marsit do të dalë Aleksandar Vuçiq.

Azem Vllasi thotë se Qeveria e re e Serbisë, e cila do të dalë pas zgjedhjeve të 16 marsit, nuk do të nxitojë që të vazhdojë Dialogun me Kosovën.

Bisedimet politike përmes të cilave u arrit Marrëveshja e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, sipas tij, i është dashur Serbisë vetëm për ta trasuar rrugën e saj evropiane.

Në një prononcim për lajmi.net, Vllasi pohon se shteti fqinjë do të mundohet sa më shumë të “zhagisë” procesin e bisedimeve, pasi ajo tashmë ka filluar negociatat për anëtarësim në BE.

“Pas formimit të Qeverisë së re në Serbi, ata nuk do të nxitojnë për vazhdimin e dialogut. Dialogu i është dashur deri tani për ta trasuar agjendën evropiane. Pasi që Serbia ka marrë statusin e kandidatit dhe ka filluar negociatat për anëtarësim, nuk ka nevojë të nxitojë për aq sa e detyron Brukseli që të vazhdojë bisedat”, ka thënë Vllasi.

Sipas ti, Serbia do të vazhdojë me kushtet të reja dialogun.

“Do të shantazhojë deri diku palën kosovare dhe do të tenton të tregohet që e ka pozicionin më të fort në bisedime”, është shprehur Vllasi.

Vllasi ka folur edhe për zgjedhjet e në Serbi. Si fitues e sheh kryetarin e Partisë Progresiste Serbe, Aleksandar Vuçiq.

“Sondazhet si duket janë reale dhe partia e Vuçiq do të arrijë të sigurojë vota më së shumti në Serbi, por nuk do ta fitojë shumicën absolute. Megjithatë, duhet të bëjë me dikë koalicion”, ka deklaruar Vllasi.

Më Shumë

Shaqir Totaj shpall fitoren në Prizren: Do ta udhëheqim qytetin edhe 4 vitet e ardhshme

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor në Prizren, duke e shpallur fitoren e tij në...

Posta e Prizrenit mirëpret vogëlushët e kopshtit “Mini Mouse” dhe nxënësit e shkollës “Mati Logoreci”

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Postës, Zyrës Postare Prizren 1 i është dhuruar një atmosferë e veçantë, ku fëmijët...

Lajmet e Fundit