27.8 C
Prizren
E enjte, 12 Qershor, 2025

Mustafa: Me LDK-në, integrim më i shpejt në BE dhe NATO

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,IsaMustafa priti sot François Pugeaut, Zëvendësndihmëssekretar për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Evropës Kontinentale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, dhe MaryseDaviet, Ambasadore e Francës në Kosovë.
Duke e falënderuar Pugeaut për mbështetjen e përhershme të Republikës së Francës për vendit tonë, Kryetari Mustafa theksoi se Franca ka qenë gjithmonë një pikë reference për demokracinë dhe respektimin e lirive dhe të drejtave universale njerëzore. Gjithashtu, Kryetari Mustafa foli për kontributin e veçantë që Franca ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për mëkëmbjen e vendit tonë, duke vënë theksin edhe te miqësia e thellë që është ndërtuar në mes dy vendeve që nga koha e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ndërsa, Zëvendës ndihmës sekretari François Pugeautri konfirmoi vendosmërinë e Francës për ta ndihmuar Kosovën në udhën e forcimit të demokracisë së saj të brendshme, si dhe në procesin e integrimit të saj në institucionet ndërkombëtare.

Po ashtu, në këtë takim, Kryetari Mustafa prezantoi qëndrimet e LDK-së sa i përket reformës zgjedhore, përkatësisht Ligjit zgjedhor, çështjes së ngritur së fundmi për një tribunal, që do t’i hetonte krimet e supozuara të luftës nga ish-pjesëtarët e UÇK-së, dialogun me Serbinë etj.

Sipas një komunikate për media, Mustafaka folur edhe për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të mbahen sivjet. Pasi shprehu bindjen se LDK-ja do t’i fitojë këto zgjedhje, Kryetari Mustafa tha se LDK-ja, me votën e lirë të qytetarit të vendit, do ta udhëheqë Qeverinë e Republikës së Kosovës në mandatin e ardhshëm, në mënyrë që t’i përshpejtojë proceset e ngecura të integrimit të Kosovës në institucionet euroatlantike, si dhe ta rikthejë besimin e qytetarëve në institucione, duke ndërtuar një shtet të mirëfilltë të rendit dhe të ligjit.

“Vizioni i LDK-së është një Kosovë e përparuar, një Kosovë me institucione funksionale dhe të përgjegjshme, të cilat do të punojnë për mirëqenien e qytetarit, si dhe për integrimin sa më të shpejtë të vendit tonë në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare”, tha Kryetari Mustafa, duke shprehur bindjen se LDK-ja, ashtu siç i ka nisur, edhe do t’i përmbyllë me sukses këto procese, të cilat kanë rëndësi jetike për Kosovën dhe për qytetarët e saj.

Më Shumë

AP për ndeshjen Shqipëri–Serbi: Përballje që s’është veç për tri pikë

Agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press, i ka kushtuar një artikull të gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi, e cila do të luhet nesër, e...

KRU “Gjakova” në tri zona të Rahovecit nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka bërë të ditur se në tri zona të Rahovecit do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë. Në një...

Lajmet e Fundit