Thaçi: 24 marsi është dita e fillimit të fitores së madhe

Thaci14-12Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, NATO-n dhe të gjithë aleatët tjerë nga mbarë bota, për mbështetjen e tyre ndaj, siç i ka quajtur ai, vlerave të civilizimit, vlerave humane dhe përpjekjeve për liri.

“Sot është një ditë e madhe për Republikën e Kosovës, për qytetarët e Kosovës, për të gjithë shqiptarët. Është dita e fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, pas arritjes së marrëveshjes në Rambuje. Është dita e fillimit të fitores së madhe, prandaj uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës në këtë ditë të jashtëzakonshme dhe historike për popullin ton. Uroj dhe falënderoj shumë të gjithë partnerët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme që i kanë dhënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë popullit të Kosovës, vlerave të civilizimit, vlerave humane, përpjekjeve tona për liri”, tha Thaçi.

15 vjet më parë forcat ajrore të NATO-s, përkatësisht më 24 mars 1999, ndërhynë kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi dhe bombardimet patën zgjatur 78 ditë.

Më Shumë

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit