26.7 C
Prizren
E shtunë, 9 Gusht, 2025

Vetëvendosje! këmbëngulë në dorëheqjen e Mujës

VV ne asambleLëvizja Vetëvendosje! gjendjen e krijuar në Prizren e vlerëson si të pashembullt. Anëtarët e VV-së në KK të Prizrenit, janë shprehur edhe një herë se nuk mund të vazhdojë punën kryetari i dënuar Ramadan Muja.

“Pas rrethanave të krijuara në Komunën e Prizrenit, në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga 17 këshilltarët e opozitës në Kuvendin Komunal të Prizrenit, koalicioni në krye me PDK-në ka braktisur sallën duke e pamundësuar debatin mjaft të rëndësishëm për gjendjen e krijuar pas dënimit të kryetarit të komunës”

“Menjëherë pas fjalimit të shefit të grupit parlamentar të PDK-së, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Kujtim Gashi, me arsyetimin e mungesës së kuorumit shpalli të mbyllur seancën pavarësisht se qëllimi i thirrjes së mbledhjes së sotme ishte debati mbi gjendjen e krijuar, dhe jo marrja e ndonjë vendimi”.

“Lëvizja Vetëvendosje! shpreh keqardhje për gjendjen në të cilën ky pushtet e ka katandisur Komunën e Prizrenit dhe dënon këtë papërgjegjësi të pozitës. Konsiderojmë se debatet për çështjet që kanë rëndësi për qytetarët, janë element fondamental i demokracisë dhe u pengojmë vetëm zaptuesve të pushtetit”.

“Gjendja e krijuar në Komunën e Prizrenit, është e pashembullt. Në gjithë historinë e pushtetit lokal te kësaj komune, vetëm në përjashtim të kohës se aparteidit dhe rrethanave të luftërave në të kaluarën nuk është regjistruar ndonjë rast si ky i degjenerimit dhe degradimit të pushtetit. Dhe kjo gjë i ndodhi Prizrenit pikërisht në kohën e qeverisjes së PDK-së përmes Ramadan Mujës”.

“Lëvizja Vetëvendosje! konsideron se i dënuari Ramadan Muja nuk mund ta vazhdoj detyrën e tij. Ai gëzon të drejtën e garantuar kushtetuese dhe ligjore për apelim të vendimit të gjykatës, mirëpo jo edhe të drejtën morale që të vazhdoj të jetë kryetar i këtij qyteti Ai menjëherë duhet të dorëhiqet nga funksionet publike dhe betejën e tij me drejtësinë ta vazhdoj pa i mbajtur peng mbi 170.000 mijë qytetarë të Komunës së Prizrenit”

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, të vetmen rrugëdalje nga kjo situatë e sheh tek dorëheqja e menjëhershme e tij dhe shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ndëshkimi ligjor i Ramadan Mujës, merr kuptim vetëm kur pasohet me ndëshkimin elektoral të subjektit që e kandidoi./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një fushë të hapur është gjetur pa shenja jete një person në Bellanicë të Malishevës....

Një qytetar në Prizren gjobitet me 300 euro për bllokim të paautorizuar të rrugës

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobë prej 300 euro ndaj një qytetari për bllokim të paautorizuar të rrugës “Alush Kryeziu” në Prizren. Sipas Policisë, më...

Lajmet e Fundit