Gjykata e Apelit ka marrë vendim që të refuzojë ankesat e avokatëve të pandehurve, në rastin e ashtuquajtur ”rasti i asistentëve të UP ”, duke vazhduar masat e paraburgimit për 9 prej tyre dhe të arrestit shtëpiak për 2 të tjerët.
Një kolegj penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve E.B, K.G, A.J, R.Z, L.B, M.B, G.M, A.H, K.M dhe A.H, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë PPR.KR.nr 569/ 13, të datës 10.03.2014.
Në bazë të këtij aktvendimi ju ishte vazhduar masa e paraburgimit prej 1 ( një ) muaji të pandehurveE.B, K.G, A.J, R.Z, L.B, M.B, G.M, A.H dhe K.M, ndërsa ajo e arrestit shtëpiak A.H dhe M.M.
Gjashtë nga këta persona dyshohen se kanë kryer në bashkëkryerje veprat penale: Shpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 339 i KPK-së; Marrje e ryshfetit sipas nenit 343 të KPK-së; Rraste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve, neni 333 dhe Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë nga neni 334 i KPK-së, thuhet nw njw njoftim tw lëshuar pwr medie nga Gjykata e Apelit.
Tre dyshohen për veprat penale:Shpërdorim i detyrës zyrtare ose autorizimit dhe Marrje të ryshfetit.
Ndërsa dy të fundit për veprën penale: Marrje të ryshfeti. Këto dyshohet të kenë ndodhur në periudhën 2009- 2013.
Sipas Gjykatës së Apelit, ankesat kundër këtyre masave të sigurisë nuk qëndrojnë dhe se në aktvendimin e ankimuar, gjyqtari drejtë ka konstatuar se të pandehurit janë involvuar në kryerjen e veprave penale, për të cilat dyshohen dhe po ashtu drejtë ka gjetur se ekzistojnë edhe baza të veçanta ligjore për vazhdimin e këtyre masave.