30.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Thaçi, deri në fund të mandatit pagat rriten 100 %

Thaci14-12Thaçi nuk pranon se ka nisur fushatën elektorale. Ai i ka quajtur obligime të tij institucionale, për t’i shërbyer qytetarëve të vendit, shtimin e aktiviteteve e ditëve të fundit, kur po viziton çdo cep të vendit. Megjithatë, në Rubikon të KTV-së, kryeministri Thaçi ka thënë se rritja e aktivitetit të secilës parti në kohën e parazgjedhjeve është krejt normale.

Kryeministri nuk ka pranuar të flas për kohën që do t’i përshtatej më së shumti partisë së tij për zgjedhje. Por ka thënë se nuk do e kishte problem për asnjërën prej muajve që partitë koordinohen për të mbajtur zgjedhjet.

“Koha për organizimin e zgjedhjeve duhet të dalë nga takimi i liderëve të partive politike. Ne jemi dakorduar që të shkojnë në një datë të koordinuar, dhe kjo nuk i takon si monopol askujt”, ka thënë Thaçi. “Jemi pajtuar me të gjithë liderët që jam takuar. Nuk kemi pasur takim me Vetëvendosjen, por besoj se do të jenë në vijë me gjithë spektrin politik”.

Ai ka garantuar se të gjithë punëtorët pagat do t’i marrin me rritje për muajin prill, me 1 maj. Teksa ka përsëritur premtimet për rritje pagash për minatorët, punëtorët e KEK-ut, e rritje pensionesh.

“Deri në fund të mandatit tim do të ketë rritje 100 për qind të pagave, ngase çdo vit të mandatit do të rrisim pagat për 25 për qind”.

Më Shumë

Tre të ndaluar dhe 5 aktakuza brenda një dite në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërmarrë disa veprime të rëndësishme procedurale në luftën kundër veprave penale. Sipas...

Prof. dr. Samedin Haxhijaha nderohet post mortem me dekoratën për humanizëm ‘Dr. Ali Sokoli’

Në Rahovec, në një ceremoni solemne, në prani të familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve, Prof. dr. Samedin Haxhijaha u nderua me dekoratën për humanizëm “Dr....

Lajmet e Fundit